E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi e Topalli shmangin deshmoret e LANCL

Presidenti, Bamir Topi dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, “braktisen” familjet e deshmoreve te kombit. Keshtu, duke mos zhvilluar vizitat e rastit ne familjet e te reneve te LANC-it, dy kreret e larte te shtetit, jane mjaftuar vetem me kurorat me lule te vendosura prane varrezave te deshmoreve. Por, nga ana tjeter, edhe pse njeri para tjetrit, Presidenti Topi dhe Kryeparlamentarja Topalli kane bere vizita ne familjen e martirit te demokracise, Azem Hajdari, ne familjen e deshmorit te rene ne lufte kunder pushtuesve fashiste me 7 prill, 1939, Mujo Ulqinakut dhe ne familjen e Skerdilajd Lagamit, i rene gjate luftes clirimtare te Kosoves, duke qene nje nga luftetaret e UCK-se. Ne bashkebisedim me familjaret e deshmoreve, Presidenti Topi vleresoi aktin e pashembullt te sakrifikimit sublim per liri e per atdhe, dhe u shpreh se duke perkujtuar vepren e tyre heroike mbahet gjalle jo vetem kujtimi i martireve, te cilet nuk kursyen as jeten per lirine e vendit, por edhe ngrihen ne piedestal sakrificat dhe vlerat e atdhedashurise e dinjitetit njerezor te kombit shqiptar. Vizitat e dy drejtuesve te larte ne keto familje u zhvilluan pas ceremonise zyrtare perkujtimore e organizuar pergjate dites se djeshme prane Varrezave te Deshmoreve, ku nuk munguan kurorat e shumta nga politikanet shqiptare, prane monumentit “Nena Shqiperi”.

Topi-Topalli, bashke te deshmoret

Ceremonia zyrtare me rastin e dites se 5 majit bashkon Presidentin, Bamir Topi dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Mes ketyre dy drejtuesve se fundmi eshte vene re nje perplasje ne distance, e cila mori shkas me propozimet e ardhura nga Partia Demokratike, sa i takon ndryshimeve kushtetuese mbi sistemin politik. Jo ne pak raste, Kryeparlamentarja Topalli ne deklaratat e saj publike nuk ka ngurruar te shprehe qendrimin e saj lidhur me kompetencat qe duhet te kete ne funksionin e tij kryetari i shtetit. Nderkohe qe nga ana e tij, Presidenti Topi qe nje nga iniciatoret kryesore per depozitimin ne Kuvend nga nje grup deputetesh demokrate, lidhur me menyren e zgjedhjes se kreut te shtetit. Megjithate, dukja prane njeri-tjetrit gjate dites se djeshme te dha pershtypjen se tashme eshte kaluar perplasja mes tyre.

Dita e deshmoreve, foto e Enver Hoxhes

Perfaqesues dhe mbeshtetes se Partise Komuniste nuk kane lene pa perkujtuar te renet ne Luften Nacional-Clirimtare. Keshtu ne diten e nderimit me te thelle per te renet e kombit, te pranishem ne ceremonine zyrtare perkujtimore, ishin te pranishem dhe komunistet. Pankartat e tyre ishin konceptuar si nje nga menyrat me te gjetura per risjelljen ne kujtese te simboleve komuniste, ku nuk mund te mendosh per asnje arsye, se mund te lihej menjane simboli i Enver Hoxhes, por dhe i drejtuesve te tjere komuniste. Edhe pse jo nje atmosfere kjo e pershtatshme ndoshta per pjesen tjeter te pranishme ne kete ceremoni, homazhet dhe nderimet u zhvilluan sipas axhendes se paracaktuar, pa krijuar asnje lloj tensioni apo pakenaqesie mes pjesemarresve. Pergjate gjithe paradites se djeshme vijuan kurorat me lule prane monumentit “Nena Shqiperi”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›