E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjobat”, Kushtetuesja rrezon ligjin e Berishes

Rozeta Rapushi

Biznesi shpeton nga parapagimi ne masen 15% te gjobes, ne rast penalizmi, para se gjykata te shprehet me nje vendim te formes se prere, nese gjoba eshte e drejte apo jo. Gjykata Kushtetuese rrezoi dje si antikushtetues piken 2 te nenit 3 te ligjit per “Procedurat Tatimore”, te ashtuquajtur si “ligji i gjobave”. Nen qe detyronte cdo biznes te bente parapagim per gjoben e vene, para se per te te shprehej gjykata.

“Gjykata Kushtetuese vendosi te pranoje kerkesen e subjekteve kerkuese, duke shfuqizuar si te papajtueshem me Kushtetuten e Shqiperise piken 2 te nenit 3 te ligjit Nr. 9713, dt. 16.04.2007, sipas te cilit tatimpaguesit para se te paraqiten per shqyrtim gjyqesor, jane te detyruar te paguajne 15 per qind te cdo gjobe dhe interesi”, u shpreh dje me vendim Kushtetuesja. Ajo i dha te drejte pales ankuese qe ishin Dhoma Amerikane e Tregtise, Shoqata e Ndertuesve, Konfindustria/Konfederata e Industrive, Shoqata e Hidrokarbureve etj. Menjehere pas miratimit te ligjit ne qershor te vitit te kaluar, shoqatat e biznesit u ankuan ne Kushtetuese per nenin qe i detyronte te benin parapagim ne masen 15% te gjobes, pa u shprehur gjykata nese gjoba eshte e drejte apo jo. Por, vetem dje arriten te fitojne, duke mos qene me te detyruar te japin parapagim per gjobat qe u vihen. Vendimi i gjykates u pershendet dhe nga deputetet e opozites, si Nikollaq Neranxi. Sipas tij, vendimi rrezoi praktikat antikushtetuese qe ndermerr qeveria kunder biznesit. “E vleresoj vendimin e gjykates qe rrezoi qeverine per biznesin. E kam kundershtuar si nisme, se ishte totalisht antiligjore, e penalizonte biznesin”, tha Neranxi. Ligji ne fjale u kthye si i papajtueshem me Kushtetuten dhe nga ish-presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu. Ish-kreu i shtetit e cilesoi nenin, qe gjykata rrezoi dje, te parregullt nga ana ligjore dhe qe shkel rregullat e ekonomise se tregut. Nga ana tjeter, Moisiu theksoi se dispozita te tilla do te vene ne veshtiresi ekonomike biznesin dhe kritikoi miratimin e bere me procedura te pershpejtuara. Pavaresisht argumenteve te ish-presidentit dhe kundershtimeve te ashpra te opozites, por dhe deputeteve te djathe, mazhoranca e miratoi ne Kuvend per se dyti here. Gjate diskutimeve te shumta ne seance plenare, deputetet e opozites e vleresuan nismen ligjore si shkaterrim per biznesin vendas. Si dhe kerkuan terheqje te qeverise nga propozime te tilla. Por, ministri i Financave, Ritvan Bode, e mbrojti duke deklaruar se jo vetem qe nuk e demton biznesin, por ben te mundur qe ai te paguaje detyrimet dhe parandalon evazionin fiskal.

Moisiu e rrezoi ligjin per legalizimet

Here eshte votuar ne Kuvend ligji per “Procedurat Tatimore”. Ish-presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu, ja riktheu me dekret te posacem Kuvendit, si te papajtueshem me Kushtetuten dhe kunder rregullave te ekonomise. 25 Per qind te gjobes propozoi fillimisht qeveria qe te parapaguante biznesi ne rast ndeshkimi. Por, shifra u ul pas negociatave qe Kryeministri Sali Berisha zhvilloi me aleatet e tij demokristiane per ta ulur kete ne 15%.

Neni 3

Ligji per “Procedurat Tatimore”

Pika 2 e nenit 3

Para se te paraqiten per shqyrtim gjyqesor, tatimpaguesit jane te detyruar te paguajne 15 per qind te cdo gjobe dhe interesi. Shqyrtimi gjyqesor i ceshtjeve zhvillohet sipas nje procedure gjyqesore te pershpejtuar, e cila nuk duhet t’i kaloje 60 dite”


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›