Ndoka padit Berishën në Prokuri: Shpifi ndaj meje
TIRANE-Kryetari i Partise Demokristiane z. Nard Ndoka depozitoi sot në Prokurorinë e Tiranës kallzimin penal për shpifje ndaj kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.
Sipas Ndokës deklaratat e Berishës se kryetari i Partisë Demokristiane është pronar i një firme ndërtimi me emrin “Nardi Construction” dhe se kjo firme ka marrë mbi 28 mije metër katror truall ndërtimi, janë një shpifje e ulët e Kryeministrit, në vazhdën e përpjekjeve të tij për të demtuar PDK-në.
“Eshtë e papranueshme, që kryeministri, pasi i vodhi votat PDK-së dhe i grabiti mandatin në Shkodër, tani nëpërmjet shpifjeve banale ndaj Kryetarit të Partisë Demokristiane kërkon të vjedhë edhe imazhin e PDK-së. Ndoka të gjitha pasuritë e tij i ka të deklaruara në deklaratën e pasurisë të depozituar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në përputhje me ligjin.”- thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj partie.
Pas depozitimit të kallzimit penal, Ndoka kërkoi nga institucionet e drejtësisë që të vënë para ligjit kryeministrin për shpifjet e tij banale dhe të turpshme. “Në shtetin e se drejtës, edhe Kryeministri është i barabartë me te gjithe qytetaret e tjerë para ligjit”- deklaroi Ndoka.
(s.g/BalkanWeb)