E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka urdhër për ilaçet e të sëmurëve me veshka



Ministria e Shëndetësisë reagon pas protestës së dy ditëve më parë të pacientëve për mungesat në materiale në shërbimin e Dializës. Ministri i Shëndetësisë ka urdhëruar urgjente që në QSUT, Spitalin Rajonal Shkodër, Spitalin Rajonal Elbasan, Spitali Rajonal Gjirokastër për furnizimin me materiale konsumi për shërbimin e hemodializës, për zgjidhjen e problemit. Njëkohësisht
Ministria e Shëndetësisë, ka filluar procedurën e prokurimit për furnizimin me materiale konsumi për shërbimin e hemodializës.
Parashikohet që kjo procedurë, të përfundojë me lidhjen e kontratave të reja, përafërsisht në fillim të muajit gusht 2008. Por, deri atëherë problemet në të gjithë sistemin e shëndetësisë dhe në atë të Hemodializës do të vazhdojnë. Ndërsa në rastet kur mund të mendohet më e keqja, ky sektor do të furnizohet me materiale konsumi për shërbimin e hemodializës, nëpërmjet zhvillimit nga ana tyre të procedurave të prokurimit me negocim pa botim paraprak të njoftimit të kontratës.

5 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›