Reagimi, kryepleqtë e lagjeve nuk bëjnë detyrën
Kryepleqtë e lagjeve që janë nën varësinë e Njësive Bashkiake, nuk kryejnë punën e tyre për problemet e lagjes që mbulojnë. Drejtuesit e Minibashkive janë shumë të pakënaqur nga puna e tyre, sepse ata jo vetëm që nuk u gjenden pranë qytetarëve për problemet që kanë, por as nuk e njohin zonën dhe problemet e saj, ku më pas të mund të raportojnë në Njësitë Vendore. Kështu, në një studim të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim vëren se qytetarët nuk i njohin këta ndërmjetës apo kryepleq. Puna e një ndërmjetësi është të gjejë se cili biznes nuk paguan taksat në lagje, cilat familje duhet të përfitojnë ndihmë ekonomike, si dhe të denoncojnë ndërhyrjet e paligjshme në rrugë dhe trotuare. Rreth 220 persona në Njësitë Bashkiake të Tiranës kanë rolin e ndërmjetësit mes komunitetit dhe të zgjedhurve vendorë. Ata duhet të informojnë për çdo problem që shqetëson qytetarët duke kërkuar njëkohësisht edhe zgjidhjen nëpërmjet Njësive.
5 Qershor 2008