Minibashkitë e Tiranës kërkojnë më shumë kompetenca
Kërkesa me 13 pika do të shqyrtohet nga Këshilli Bashkiak
Emanuela Sako
Kryetarët e 11-të njësive Bashkiake të kryeqytetit kërkojnë më shumë kompetenca. Kërkesa që përfshin 13-të pika tashmë ka mbërritur në Këshillin Bashkiak dhe pritet të shqyrtohet në mbledhjen e radhës. Shkak për këtë nismë mësohet se janë bërë problemet e shumta që janë hasur ndaj shërbimeve të ndryshme të qytetarëve. Për gazetën “Albania”, kryetari i Shoqatës së Kryetarëve të Njësive Bashkiake Edmond Halebi, shpjegoi dje se kjo kërkesë vjen pas një takimi që kanë realizuar me kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama. Kërkesa e shoqatës lidhet me funksionimin e disa sektorëve të rëndësishëm të njësive të pushtetit vendor në drejtim të urbanistikës, infrastrukturës, emergjencave civile dhe mjedisit. Kryetarët e Njësive Bashkiake, pak kohë më parë kanë zhvilluar një takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili u ka premtuar për një zgjidhje të kësaj situate. Ndërkohë që çështja ka ngelur në duart e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Situata
Sipas Halebit, nëse kompetencat i kalojnë Njësive Bashkiake, qytetarët do të kenë mundësi të marrin më shpejt përgjigje për kërkesat e tyre për ndërhyrjen në banesat. “Procedurat që Bashkia e Tiranës iu ofron qytetarëve janë me ritme të ngadalta dhe tepër të stërgjatura, për shkak të numrit të madh të kërkesave që drejtohen çdo ditë pranë Bashkisë së Tiranës”, shpjegon Halebi. Sipas tij procedurat të tilla, për riparimin e një çatie, hapjen e një dritareje apo restaurimin e një banese të vjetër, janë të krahasueshme me procedurat për të marrë lejen e një pallati.
Çështjet
Disa nga çështjet kryesore që Njësitë Bashkiake kërkojnë në marrin për të lehtësuar qytetarët dhe për të pasur me tepër kompetenca janë: Leja për rikonstruksionin e shtesave të banesave në pronësi private, mur rrethues, çati, papafingo etj, si dhe leje për ndryshim destinacioni, aktit të përdorimit të asetit. Po kështu, ndër problemet e renditura që i janë paraqitur këshillit bashkiak për shqyrtim është edhe e drejta për t’i dhënë leje ose jo, pronarëve për ndërhyrje në tarracat e pallateve (për problemet e lagështirës) sipas shkallës së amortizimit. Këtu mund të jetë një skemë funksionale, ligji i Kontominios ( bashkëpronësisë). Të tjera çështje të qytetarëve që presin përgjigje janë edhe shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta para lokaleve pa prishur infrastrukturën, kufizimet e ndryshme të pronësisë për të shmangur konfliktet, hapje dere, dritare sipas natyrës etj.
Kompetencat që duan të marrin kryetarët e minibashkive
Objektet rrezik shembje (në lartësi 1-5 kate), ku ndërhyrja për zgjidhje është kompetencë e Emergjencave Civile.
Leja për rikonstruksionin e shtesa të banesave në pronësi private, mur rrethues, çati, papafingo etj.
Leje për ndryshim destinacioni, aktit të përdorimit të asetit.
Ndërhyrja në tarracat e pallateve (problemet e lagështirës) sipas shkallës së amortizimit. Këtu mund të jetë një skemë funksionale, ligji i Kontominios ( bashkëpronësisë).
Shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta para lokaleve pa prishur infrastrukturën.
Kufizimet e ndryshme të pronësisë për të shmangur konfliktet.
Hapje dere, dritare etj, sipas natyrës.
Krijimi i këndeve të lojërave nga grupet e interesit lokal (zona e pallateve e hapësirave të ndërmjetme).
Në subjektet që kanë aktivitet ndërtues, rastet e shkeljes së ligjit të ndërtimit, të kontrollohen nga inspektorët e njësive bashkiake, duke vendosur dhe gjoba administrative për penalizimin e shkeljes dhe kthimin e situatës në gjendjen e miratuar.
Në rastet kur kemi vendime gjyqësore të formës së prerë të cilat i detyrojnë qytetarët të bëjnë zgjidhjen sipas vendimit të Njësisë Bashkiake, të ketë të drejtë të japë miratimin e zbatimit të këtij vendimi (akti i ekspertimit): Ndarja e ambienteve në një pronë ku marrëdhëniet bashkëshortore burrë-grua, zgjidhen dhe komunikimi i tyre duhet bërë i veçantë. Në asete ku ambienti pronë ka dy familje të cilat janë në konflikt të vazhdueshëm (rasti i pallateve të lumit Lanë etj), ku në çdo apartament kanë jetuar dy familje dhe pronësia ka një sipërfaqe të përbashkët që duhet trajtuar sipas vendimit.
Rastet kur shtëpitë në pronësi private, janë në përdorim nga qiramarrësi, të cilat paraqesin një ambient total të objektit dhe ndërhyrja nga ana e qiramarrësit për rikonstruksionin nuk lejohet nga pronari me arsyen që rikonstruksionet pengojnë kthimin e shpejtë të pronës te i zoti.
Ndikimi në mjedis (zhurmat) që krijohen nga aktivitetet e ndryshme private.
Vendosja e reklamave dhe menaxhimi i tyre në akset e rrugëve të Njësisë Bashkiake.
5 Qershor 2008