“BIS Banka, shërbime cilësore për zhvillimin e biznesit”
Flet zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Aktivitetin Tregtar të BIS Banka, z. Elird QËNDRO
Si e vlerësoni ecurinë e bankës suaj gjatë vitit 2007? Cilën do të veçoni si arritjen më të madhe gjatë këtij viti?
Banka Italiane e Zhvillimit, (BIS Banka) startoi aktivitetin e saj bankar në vitin 2006, si banka e vetme me 100 % kapital italian në Shqipëri. Brenda një periudhe në më pak se dy vjet BIS Banka është kthyer në një urë zhvillimi, idesh dhe rinovimi duke ofruar zgjidhje të përshtatshme në një treg në zhvillim të plotë siç është vendi ynë. BIS Banka gjatë vitit 2007 e zgjeroi aktivitetin e saj bankar duke ofruar më shumë shërbime dhe produkte bankare për klientët e saj në disa prej qyteteve kryesore të vendit dhe së shpejti rrjetit aktual të filialeve, (tre në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Durrës), do t’i shtohen edhe filialet e Fierit, Shkodrës dhe Elbasanit si dhe një tjetër filial në qytetin e Tiranës, duke parashikuar që brenda vitit 2010 banka të jetë prezente me filialet e saj në gjithë qytetet kryesore të Shqipërisë. Viti 2007 mund të cilësohet si një vit i suksesshëm për BIS Banka dhe për këtë flasin treguesit financiar të saj. Gjatë vitit 2007 u dyfishua volumi i depozitave ndërsa portofoli i kredisë u rrit me 160 për qind. Po gjatë vitit 2007 BIS Banka zgjeroi rrjetin e degëve duke e çuar në pesë numrin e filialeve nga dy filiale që ishin në fillim të vitit.
Një tjetër eveniment shumë i rëndësishëm për BIS Banka ishte edhe përfundimi i negociatave për kalimin e paketës kontrolluese të aksioneve tek grupi bankar italian VENETO BANCA HOLDING. Ky grup bankar është një nga grupet lidere të sistemit bankar italian sidomos në Italinë e Veriut si dhe me prezencë në pothuajse gjithë botën nëpërmjet 45 zyrave të përfaqësimit dhe me pjesëmarrje direket bankare në disa nga vendet e Europës Lindore. Vlen për t’u theksuar fakti se grupi bankar Veneto Banka Holding ka pjesëmarrje edhe në fusha të tjera financiare jobankare, si Sigurimet, Real Estate apo në Kompani të tjera Financiare. Prezenca e këtij grupi bankar në Shqipëri, nëpërmjet BIS Banka do të jetë garanci dhe integritet për gjithë klientët e bankës.
Një nga synimet kryesore të BIS Banka është krijimi i një ure informacioni dhe mundësish për investitorët italianë apo për ata shqiptar që kanë marrëdhënie biznesi me Italinë, por kjo nuk kufizohet vetëm me kaq. Prezenca e grupit bankar Veneto Banka Holding në vende të tjera të rajonit, e cila do të vijë duke u rritur do të shërbejë për një shkëmbim dhe përdorim të këtij rrjeti i cili do të vihet në shërbim të klientelës së bankës.
Një garanci që ka karakterizuar dhe do të karakterizojë BIS Banka është ofrimi i një shërbimi të individualizuar bankar për klientët duke ofruar jo thjesht produkte standarde bankare por edhe zgjidhje në bazë të kërkesave dhe të nevojave të ndryshme nga klientët. Aktualisht BIS Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare për zhvillimin e biznesit dhe interesit të mbarë shoqërisë si: Depozita me normat e interesit nga më të mirat në treg, Kredi dhe Financime me kushte konkurruese dhe procedura të shpejta, Transferta në kohë reale brenda dhe jashtë vendit, Kushte lehtësuese dhe produkte specifike për biznesin, Internet Banking, Bankomat, Karta Lokale BIS Banka, Garanci bankare, Letra Krediti, etj.
Si e vlerësoni ecurinë e gjithë sistemit bankar për vitin 2007? Cilët do të veçoni si elementë pozitivë dhe problematikë?
Në përgjithësi viti 2007 ishte një vit i mirë dhe i suksesshëm për sistemin bankar shqiptar duke shënuar rritje të ndjeshme të volumit të transaksioneve dhe të portofolit të depozitave si dhe atij të kredisë. Ky vit u karakterizua gjithashtu nga një rritje e konkurrencës bankare duke bërë që shumë banka të zhvillojnë produkte të reja si dhe të penetrojnë në segmente të reja të tregut. Por kjo rritje nga ana e saj ka sjellë edhe një ekspozim më të ndjeshëm të sistemit bankar ndaj risqeve financiare sidomos atij të kredisë. Por vlen të theksojmë se evenimenti më i rëndësishëm i vitit 2007 ishte finalizimi i projektit të regjistrit të kredive që u menaxhua me shumë sukses nga ana e autoritetit të Bankës së Shqipërisë e cila luajti rol kryesor si ideator dhe koordinator i këtij projekti.
Cilat janë pritshmëritë kryesore për bankën tuaj dhe për sistemin bankar në përgjithësi gjatë vitit 2008?
BIS Banka do të vazhdojë në rrugën e nisur tashmë me një partner të rëndësishëm në krah duke rritur cilësinë e shërbimeve produktet e ofruara dhe rrjetin e degëve të saj. Qëllimi i BIS Banka është të jetë një partner për bizneset shqiptare dhe italiane të cilat investojnë në Shqipëri si dhe të jetë një alternativë e besueshme dhe e sigurt investimi për depozituesit shqiptar. Për sistemin bankar shqiptar mendoj se jetë në vazhdimësi në rritje totale që do të karakterizohet nga një konkurrencë më e lartë e që rrjedhimisht do të sjellë një rritje të cilësisë së shërbimit si dhe një prezencë më të lartë nga ana e bankave në vend. Sidoqoftë nuk duhet nënvlerësuar edhe paralajmërimet e Bankës së Shqipërisë ndaj bankave të Nivelit të Dytë për të treguar një kujdes më të veçantë ndaj risqeve të mundshme me të cilat mund të përballen këto banka të cilat mund të ndikohen deri diku edhe nga faktorët ndërkombëtarë.
Çfarë do të ofrojë hyrja e BIS Banka në grupin bankar “Veneto Banca Holding”?
Zhvillim të ekonomisë së vendit nëpërmjet financimeve dhe kreditimeve të ndryshme tek të gjithë llojet e investitorëve dhe investimeve; Ardhjen e investitorëve strategjikë të rajonit të Veneto-s, të cilët do të investojnë në fusha të ndryshme të ekonomisë shqiptare, si në turizëm, investime publike, energjetike, etj., falë edhe eksperiencave të ngjashme që ka shoqëruar hyrja e grupit bankar “Veneto Banca Holding” në vende të tjera të rajonit; Rritja e shkëmbimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë në interes të dy vendeve, nisur edhe nga afërsia gjeografike; Investime të të gjitha llojeve të cilat garantohen nga stabiliteti makro-ekonomik që prezanton sot Shqipëria, falë një klime të shëndoshë për zhvillimin e biznesit e ofruar dhe e mbështetur nga qeveria shqiptare.
Prezantim i BIS Banka
BIS Banka: Selia Qendrore, Blvd. “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Tiranë;
Themelimi: BIS Banka u themelua në muajin shkurt të vitit 2005, pas blerjes së 100 për qind të aksioneve nga ish-Banka Dardania, duke qenë kështu banka e vetme me 100 për qind kapital italian në Shqipëri.;
Kapitali: BIS Banka ka kapital në shumën 1.000.000.000 (një miliardë lekë të reja);
Filiale: BIS Banka numëron sot 5 (pesë) filiale të saj, me 3 (tre) filiale në qytetin e Tiranës, 1 (një) në qytetin e Vlorës dhe 1 (një) filial në qytetin e Durrësit;
Filiale në proces: Fier, Shkodër, Elbasan, Tiranë;
Prezantim i Grupit Bankar “VENETO BANCA”
“Veneto Banca Holding”: MONTEBELLUNA (Treviso) – Itali;
Kapitali i Grupit Bankar “VENETO BANCA” është 1.5 miliardë euro;
Filiale në Itali dhe në Europë 370;
Numri i punonjësve: 3900;
Zyra përfaqësimi në botë: 45 (dyzetë e pesë);
Vendet ku ushtron aktivitetin bankar: Itali, Kroaci, Rumani, Moldavi;
Numri i aksionerëve 25.000 sipërmarrës kryesisht nga Rajoni i Veneto-s, me emra mjaft të njohur si: GEOX, ZOPPASS, BENETTON, AUTOGRILL, SAN BENEDETTO, etj.;
Aktiviteti bankar: Shërbime bankare të të gjitha llojeve, Sigurime, Kompani Sigurimesh, Insititute të ndryshme Financiare, Broker, etj.;
Plani i Grupit Bankar “Vento Banca” me hyrjen në Shqipëri: nëpërmjet kontrollit të paketës kryesore të aksioneve të BIS Banca do të ketë përfaqësi edhe në sistemin bankar të Kosovës dhe të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë;
5 Qershor 2008