Ndoka:Tryeza gjest formal,nuk do ketë konsensus
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka në një prononcim për "Ora News" u shpreh se tryeza e thirrur sot nga Presidenti, është një gjest formal, një detyrim prej ndërkombëtarëve e jo një dëshirë për t'i dhënë zgjidhje problemit. Sipas tij, KiE duke parë si personin e vetëm integral presidentin Topi i dha atij misionin për të ulur palët në tryezë. Ndoka tha se kryeministri Berisha kërkon të dështojë tryezën e bisedimeve. "Nuk do ketë konsesus, as një vendim politik historik, përkundrazi, kriza do të vazhdojë", shtoi ai. Kreu i PDK-së theksoi se kryeministri Berisha duhet të ketë përgjegjësinë që nëse nuk pranon të hapë kutitë, të kryhen zgjedhjet të parakohshme. "Duhet të ishte përgjegjësi e Berishës ose të pranonte hapjen e kutive ose të bëjë zgjedhje të parakohshme, edhe pse ka përballë një opozitë të papërgjegjshme e cila nuk hyn në Kuvend", vijoi ai.