Pomeroy viziton Kosovën
Kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Dakota Veriore, Earl Pomeroy do të vizitojë Kosovën me rasti e dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast ai me 16 shkurt do të takohet me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin.
Ndërsa të mërkurën, Pomeroy pritet të takohet me anëtarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteti serb, Slobodan Petrovic, Kryetarin e Kuvendit të Graçanicës, Bojan Stojanovic, si dhe do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me udhëheqësit e Asamblesë Komunale të Graqanicës.