E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnjë, kreu krime lufte, 31 vjet burg për Vukoviç

Gjykata për Krime Lufte në Bosnjë-Hercegovinë ka dënuar me 31 vjet burg Radomir Vukoviç, ish-zyrtar i policisë serbe të Bosnjës.

Gjykata ka vërtetuar se Vukoviç ka marrë pjesë në Masakrën e Srebrenicës më 1995, “në ekzekutimin e të paktën 1,000 burrave myslimanë”.

Zoran Tomiq, i ngarkuar me akuza të ngjashme, është liruar për shkak të “provave të pamjaftueshme”.

Në Masakrën e Srebrenicës, forcat serbe patën vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›