E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentinë, Fernandez i rikthehet presidencës

Presidentja e Argjentinës, Kristina Fernandez, është rikthyer në punë më 25 janar, pas trajtimit mjekësor për t`u shëruar nga sëmundja e kancerit.
 

Fernandez, 58 vjeçe, është diagnostikuar me kancer, gjatë një ekzaminimi rutinor përpara Krishtlindjeve të vitit të kaluar.
 

Gjatë kohës së mjekimit, ajo kishte dorëzuar përgjegjësitë presidenciale. Presidentja Fernandez është operuar në një spital pranë Buenos Aires.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›