E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ndoshta do t’i mbështesim studentët edhe me grevë urie”- Pedagogët në protestë, profesor Enver Bytyçi: Qeveri të ndalë dhunën! Thirrje për bojkot total

Profesor Enver Bytyçi ka deklaruar se lëvizja në mbështetje të studentëve do të vijojë me thirrjen për bojkot total të procesit mësimor, jo vetëm në universitete, por edhe në shkollat e mesme.

Sipas tij, një nga kushtet kryesore që i drejtohet qeverisë është ndalimi i dhunës ndaj protestuesve. Bytyçi paralajmëroi se, nëse situata nuk ndryshon, pedagogët do të vijojnë të jenë çdo ditë në shesh përkrah studentëve.

Ai paralajmeroi se pedagoget do te duhet ti mbeshtesin, madje edhe me greve urie.

“Lëvizja do të vijojë me një thirrje për bojkot total, jo vetëm në Universitet, por edhe në shkolla të mesme. Lëvizja do të vijojë duke mbështetur dhe duke vënë një kusht për qeverinë, duke ndalur dhunën. Nëse vazhdon dhuna, pedagogët do jenë në shesh cdo ditë dhe do ti mbështesim studentët ndoshta deri në një grevë urie. Ne e kemi obligim, të mbështesim fuqimisht studentët tanë. Ne jemi aty sepse studentët tanë janë aty. Ne duhet ti mbështesim fuqimisht. Ne ndihemi borxhli, sepse duhet ti kishim mbështetur që në 2018”, tha profesor Bytyci.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›