E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi, sektori me fitimprures per shqiptaret Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha "nderpret" pushimet per te vene ne dukje, rritjen e turizmit ne vend, si nje nga deget kryesore te ekonomise. Nderkohe qe fton opoziten te mos mohoje realitetin. Pasi vizitoi kalane e Himares, nje prej kalave me te vjetra ne vend, kreu i ekzekutivit tha se turizmi ne nje kohe shume te shkurter eshte kthyer ne nje nder deget me kryesore te ekonomise, duke i tejkaluar te gjitha parashikimet e bera. "Sot, te ardhurat nga turizmi jane te ardhurat me te medha dhe qe i shkojne numrit me te madh te qytetareve te ketij vendi. Gjate vitit qe kaloi dhe ketij viti, te marra se bashku, turizmi u rrit me 60 per qind, ndersa nga viti 2004 gjer ne fund te vitit 2009, u rrit 10 here. Nga 300 mije vizitore qe Shqiperia pati ne vitin 2004, arriti ne 3 milion ne vitin 2009, por ky numer po rritet me shpejtesi kete vit. Per kete, mjafton t'ju jap nje te dhene", tha kreu i qeverise. Sipas tij, vetem nga 31 korriku e deri me 8 gusht, ne Shqiperi kane hyre 430 mije vizitore, ose e perkthyer ndryshe, rreth 35% me shume se sa ne vitin 2004. Vetem tunelin e rruges Durres-Morine, keto 9 dite e kane kaluar ne te dy drejtimet, 15 mije qytetare me shume, se gjate gjithe gushtit te kaluar. Statistika qe, kryeministri konfirmoi se i mori vetem diten e djeshme, ne nje kohe kur 392 mije kaluan vjet, nga 31 korriku gjer me 30 gusht. "Pra, ka nje rritje te papermbajtur, e cila ka edhe arsyet e veta. Se pari, nje infrastrukture moderne dhe investime te medha ne mbare vendin. Ne kemi shumefishuar investimet ne zonat turistike me dhjetera e dhjetera here, por dua te theksoj se investimi me i madh i bere ne historine e ketij vendi, rruga e kombit, eshte shnderruar gjithashtu ne nje leve "arkimedi" per turizmin shqiptar. Kjo rruge po rrit me shpejtesi marramendesi fluksin turistik ne te gjithe ultesiren bregdetare dhe bregun e Jonit", theksoi ai. Ne kete kuader, kryeministri ftoi socialistet qe te kritikojne qeverine pasi kjo eshte detyra e tyre, por te mos mohojne te vertetat e pamohueshme. Sipas tij, ne Shqiperi, nihilizmi ka nje origjine shume te keqe, aq sa shkoi deri ne mohimin e Zotit. "Te mos harrojne kurre kete. Ky eshte realiteti. Cfaredo qe te shprehe, nuk mund ta ndryshoje kete realitet. Himara eshte kjo, me te gjitha keto investime dhe infrastrukture. Shqiperia eshte kjo, me te gjitha keto ndryshime. Por nihilizmi ka edhe nje tjeter te keqe te madhe. Aq sa eshte mohimi, aq eshte edhe pasioni i semure per te mohuar. Dhe ne, shqiptaret, e dime mire. Ajo eshte doktrina e manipulimit dhe nenshtrimit te njeriut, derisa shkoi tek mohimi i Zotit, sepse sekretari i pare i Komitetit Qendror ishte me i fuqishem se Zoti", theksoi Berisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›