Ndotet masivisht me solar pylli i sodes
Hedhja e lendes se llojit solar ka ndotur plazhin ne pyllin e sodes, ne Vlore. Policia e Shtetit ka bere te ditur se ka identifikuar dhe arrestuar autoret e dyshuar si pergjegjes te katastrofes mjedisore. Personat qe shkaktuan kete katastrofe natyrore moren solarin nga anija me flamur italian “Guildo” dhe e derdhen me 4 autobote ne plazh.
Sipas njoftimit te drejtorise se Policise se Shtetit, firma “Arkan Junior” ka marre mbetje nafte nga anija “Guildo” qe transporton solar nga Shqiperia ne Kanada dhe i ka shkarkuar ne menyre te paligjshme ne kanalin qe lidh hidrovorin me detin, duke shkaktuar nje dem te madh mjedisor.
Si pasoje e derdhjes ne menyre te paligjshme te kesaj nafte eshte ndotur “kanali i motorrit” (poshte hidrovorit), si dhe ndotja ka marre perhapje ne det.