E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn në fuqi lista e re e barnave me rimbursim, nis shpërndarja në farmaci

Hyn në fuqi lista e re e barnave me rimbursim. Blloku i ri i medikamenteve për disa kategori pacientësh është në fazë shpërndarjeje në të gjithë vendin. Farmacitë kryesore janë pajisur me librin e ri të ilaçeve me rimbursim, ndërkohë që këto kohë farmacistët kanë marrë edhe informacionin për formë-dozat, klauzolat dhe rimbursimin e barnave për secilën kategori. Lista e barnave 2009 është pasuruar me 31 barna të reja (74 alternativa tregtare barnash), përmban 405 barna që janë 233 principe aktive apo 944 alternativa tregtare. Fatura financiare për 405 barnat që do të ketë lista e vitit 2009 parashikohet të jetë 4.7 miliardë lekë të reja. Sipas drejtoreshës së ISKSH, Elvana Hana, kjo listë ka barna mjaft të shtrenjta, por mbi të gjitha me to do të trajtohen pacientë me sëmundje të rënda, barnat për trajtimin e të cilave futen për herë të parë në listën e rimbursimit, sikurse janë leucemia, infeksionet post-transplant.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›