E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanino Shqiperia progres te konsiderueshem deri ne Mars

 Përfaqësuesi i KE-së Stefano Sanino zhvilloi një takim me gazetarët e Ballkanit për progres raportin.  Zyrtar i lartë në drejtorinë e përgjithshme të zgjerimit të Komisionit Europian, Sanino është ndalur paraprakisht në vlerësimin mbi
progresin europian të Shqipërisë.

Ai ka thënë, se deri në Mars, çdo gjë shkonte mirë me reformat dhe progresin për integrimin europian tê Shqipërisë. "Është kryer një punë e mirë deri në mars, por pastaj ka qenë fushata zgjedhore dhe zgjedhjet që kanë marrë të gjitha energjitë e reformave", mësohet të jetë shprehur zyrtari i lartë në drejtorinë e përgjithshme të zgjerimit të Komisionit Europian para shpalljes së progres-raportit.

Sipas tij, deri tani, forcat politike nuk kanë konkretizuar vullnetin për të gjetur një kompromis, por BE-ja është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë edhe nga partitë e mëdha të Parlamentit Europian. Sanino ka vënë theksin në faktin se ka mungesë të vullnetit politik për kompromis. Ai deklaroi se  Shqipëria duhet të përfitojë nga koha e humbur dhe  se BE ka vullenet për të ndihmuar Shqipërinë. “Shqipëria ka një mundësi deri në dhjetor”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›