UPDATE/ Progres Raporti/ Fyle Progresi u pengua nga ngerci politik

Komisioneri Stefan Fule bëri publike sot nga Parlamenti Evropian në Bruksel vlerësimit e Progres Raportit të KE, për vendet që aspirojnë të aderohen në BE, mes tyre dhe Shqipëria.
Fyle tha se për Shqipërinë :“Do doja të shikoja më shumë progres. Vitin e kaluar përcaktuam 12 rekomandime, megjithatë progresi është penguar nga ngërçi politik dhe kjo gjë pengon të gjitha përpjekjet tona.”
Fyle kërkoi që partitë politike të rifillojnë dialogun të rigjejnë pikën e bashkëpunimit mes tyre.
***
Në fjalën e tij Fyle gjithashtu ka theksuar se ky vit është me rëndësi për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ai ka theksuar se shumë vende kanë bërë reforma në administratën publike ndërsa ka inkurajuar disa vende të zgjidhin problemet që pengojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Duke iu referuar kërkesës së Kroacisë për marrjen e statusit kandidat, eurokomisioneri Fyle theksoi se ky shtet tashmë duhet të vijojë përgatitjet. Sipas tij Komisioni Europian do të vijojë më pas me monitorimin për sa i përket angazhimit të Kroacisë për procesin e integrimit.
Gjithashtu eurokomisioneri Fyle ka propozuar gjithashtu hapjen e bisedimeve mes Malit të Zi dhe Bashkimit Europian.
Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle paraqet Progres Raportin në PE. Fyle bëri një vlerësim për vendet kandidate të aspirojnë të nderohen në Bashkimin Europian.
Lidhur me shtetin fqinj tonin, Mali i Zi duket se së afërmi do të nisin negociatat për marrjen e statusit kandidat. Fyle propozon hapjen e negociata me Malin e Zi. Për Turqinë Fyle tha se Turiqa vazhdon të jetë kyçe për BE-në. Sipas tij Turqia nuk duhet të fajësojë BE për mosnisjen e negociatave dhe se negociatat me Turqinë nuk kanë ecur. Fyle tha se Turqia duhet të sqarojë katër pikat e rëndësishme.
Progres raporti vlerëson se Turqia duhet të rishikojë marrëdhëniet me fqinjët dhe marrëdhëniet me Qipron.
Sipas Fyles, pika e katërt dhe me e rëndësishme BE mbështet Qipron.
Fule tha se BE lidhur me Maqedoninë po shikon hapjen e negociatave më këtë shtet, por natyrisht ka probleme me reformat dhe ka bërë një progres të kufizuar. Sipas Fyles Maqedonia ka probleme me reformat në administratën publike, lirinë e shprehjes dhe korrupsionin.
Fyle tha për Kroacinë se respektohen të drejtat themelore dhe se Kroacia duhet të vazhdojë përgatitjet.
Lidhur me Serbinë dhe Kosovën, Fyle kërkoi vazhdimin e bisedimeve dhe se për Serbinë marrëdhënia me Kosovën është kushti themelor.
Fyle tha se në Bosnjë disa reforma kanë penguar vendin. “Duhet dialog në sistemin gjyqësor në Bosnjë”, tha Fyle