E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja, Ministria: Kemi gjobitur disa biznese

Megjithëse Ministria e Mjedisit pretendon se ka marrë një sërë masash nga gjoba dhe deri në pezullim biznesi për të gjitha ato biznese që derdhin ujerat e zeza në det, situata vijon të mbetet kritike. Ministra e mjedisit njofton se nga një inspektim që është bërë në disa qytete të Shqipërisë janë pezulluar 153 subjekte dhe janë vendosur 245 gjoba për ndotje akustike dhe atë të detit. Zonat e ndotura vijojnë të mbeten plazhi i Golemit në Durrës, Shkëmbi i Kavajës dhe pjesa para se të shkosh ke tuneli në Vlorë.
Po ashtu Agjensia Rajonale e Mjedisit paralajmëron të gjithë bizneset se nëse nuk marrin masa për të ndërprerë kanalizimet që derdhin ujerat e zeza në det do të penalizohen deri në mbyllje të biznesit. Ndërkohë që një paralajmërim ka ardhur edhe për pushtetin vendor në raste se me veprimin apo me mos veprimin e tyre kanë lejuar ndërtimin e objekteve që kryejnë shkarkimin e ujërave të zeza në mjedisin detar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›