E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: S'ka bisedime të fshehta me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka cilësuar akuzat e AAK-së se qeveria po bën bisedime të fshehta me Serbinë si qesharake. Thaçi duke iu përgjigjur këtyre akuzave theksoi se nuk ka bisedime të fshehta me Serbinë.

"Fitorja historike e Qeverisë, diplomacisë, institucioneve dhe popullit të Kosovës në GJND, është një fitore që duhet t'i gëzohet secili. Prandaj, është një fitore e gjithë shtetit të Kosovës, e gjithë popullit të Kosovës, e miqve, e partnerëve ndërkombëtarë. Unë siguroj dhe garantoj qytetarët e Kosovës se po ashtu edhe në Asamblenë e Përgjithshme do të kemi një lajm të mirë për Kosovën dhe nuk do të kemi më deklarata qesharake", tha Thaçi.

Ndërkohë AAK-ja ka theksuar se nëse qeveria nuk jep detaje rreth këtyre bisedimeve, atëherë kjo parti politike do të dalë të tregojë se cilët nga zyrtarët e qeverisë së Kosovës po takohen me ata të Serbisë dhe në cilat vende po zhvillohen këto bisedime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›