Si ta sillni diellin në flokë
është e vështirë të gjesh një vajzë me tipare të zeza që nuk do të dëshironte të kishte edhe një herë ngjyrën e hapur të flokëve që ka pasur në fëmijëri, apo një bionde natyrale që do të dëshironte të mbante ngjyrën e artë që i ka dhuruar natyra, të përzier me rrezet e diellit që dhuron vera. Jeni shumë të reja dhe preferoni të shmangni lyerjet e shpeshta, atëherë mund të provoni metodat e vjetra shtëpiake (dhe natyrale). Nuk keni pse të prisni ndonjë mrekulli, apo t’i drejtoheni një profesionisti, dihet që procesi zgjat më shumë, edhe pse është i kënaqshëm, por është gjithashtu e vërtetë se trajtimi me kamomil që përdornin dikur gjyshet është shumë i dobishëm dhe i bën mirë humorit. Me ardhjen e stinës së nxehtë të verës, fillon plazhi dhe si pasojë njerëzit qëndrojnë gjithë ditën në diell, duke harruar që nuk dëmtojnë vetëm lëkurën, por edhe flokët. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre dëmtojnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. Konsumimi i vazhdueshëm i mishit të bardhë dhe të kuq, peshkut, të paktën dy herë në javë, është një ndihmë e mirë për të forcuar rrënjët e flokëve. Gjithashtu këshillohen edhe karbohidrate dhe hekur. Ky i fundit është parësor për sintezën e hemoglobinës së gjakut dhe oksigjenimin e indeve. Nuk duhet harruar edhe zinku, magnezi dhe bakri. Ja disa nga recetat më të famshme natyrale për “të sjellë” diellin mbi flokë.
KamomiliSistemi shtëpiak dhe natyral më popullor për të trajtuar flokët është përdorimi i kamomilit. është e kotë të përmendim faktin që rezultati vërehet më shumë në kokën e biondeve natyrale. Aroma e kamomilit është e mrekullueshme dhe nuk ka efekte anësore. Për ta besuar duhet ta provoni. Si të veproni? Në një enë me ujë të ngrohtë fusni disa gjethe kamomili, ose bustina të gatshme dhe lërini derisa uji të mos jetë ftohur plotësisht. Lajini flokët dhe para se t’i thani me peshqir shpëlajini me lëngun e kamomilit. Do të ishte ideale që menjëherë sapo t’i shpërlanit të qëndronit për 30 minuta në diell.
LimoniMos e përdorni limonin nëse keni flokë shumë të thatë dhe të brishtë, sepse mund ta përkeqësoni edhe më shumë situatën. Limoni mund të përdoret vetëm në ato raste kur floku është i yndyrshëm, ose normal. Efekti ndriçues i limonit është përdorur gjithmonë. Bëni kujdes të mos e kaloni në lëkurë, por vetëm në rrënjën e flokëve. Edhe në këtë rast mirë do të ishte të ekspozoheshit në diell për disa minuta.
Si të veproni: përzieni në një filxhan ¼ lëng limoni të freskët dhe ¾ ujë mineral. Më pas aplikojeni masën e përftuar në flokë dhe lëreni të veprojë për rreth dy orë. Për të shmangur efektin “tharje”, mos harroni që të përdorni zbutësin pas larjes me shampo.
Vaj ulliriTë gjithë i njohin vetitë qetësuese dhe zbutëse të vajit të ullirit, por janë të paktë ata që i dinë vetitë ushqyese dhe ndikimin në zverdhjen e flokëve. Aplikoni vaj ulliri në flokë dhe qëndroni në diell për rreth një orë para se të laheni. Këtë përsëriteni tri herë në javë.
Mollë, mjaltë dhe ujëPërzini këta tri përbërës në një enë plastike dhe më pas me masën e përftuar spruconi flokët. Aplikojeni masën në flokë të lagur dhe qëndroni në diell për një orë. Pastaj për të larguar tërësisht mjaltin nga flokët do të jetë e nevojshme një larje e dytë me ujë të ngrohtë dhe të bollshëm.
BirrëZgjidhni një birrë bionde, natyrisht! Mbushni me birrë një enë plastike dhe fusni brenda majat e flokëve, mos e hidhni që në rrënjë. Lërini flokët të thahen në diell për rreth një orë, pastaj lajini me ujë të bollshëm dhe aplikoni zbutës.
Uthull dhe majdanozKëta dy përbërës i bëjnë flokët të shkëlqejnë dhe janë idealë për flokët që e kanë humbur shkëlqimin. Uthulla: para se të lani kokën me shampo, hidhni në kokë një lugë gjelle uthull dhe masazhojeni. Majdanozi: zieni një tufë majdanoz për 30 minuta, lëreni të ftohet, më pas shpëlani flokët pasi t’i keni larë me shampo.
#