E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja akustike, në pranga ish badigardi i Berishës

Ndalohet nga policia ish badigardi i kryeministrit Berisha, Sali Lusha. Shkak është bërë moszbatimi i urdhërit të policisë për ndotjen akustike në bregdet. Lusha është pronar i një kompeksi në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”. 

KAVAJE- Vihet në pranga ish badigardi i Kryeministrit Berisha, Sali Lusha. Shkak duket se është bërë moszbatimi i urdhërit më të fundit të policisë së shtetit për ndotjen akustike në bregdet.
Arrestimi ka ndodhur në orët e vona të natës, për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë.
Sali Lusha, pronar i kompleksit Rio në zonën e “shkëmbit të Kavajës” nuk i është bindur efektivave të policisë të cilët i kanë kërkuar ulje të volumit të muzikës në lokalin e tij.

Në këtë debat janë përshirë dhe 7 të rinj, për të cilët gjithashtu është prerë fletë arresti. Të rinjë Visar Kashari, Shkelzen Susa, Mariglen Blliku, Renaldo Gecaj, Rusin Grazhani, Avdyl Gjomakaj dhe Egdar Muca janë arrestuar në të njëjtën akuzë, kundërshtim të forcave të policisë dhe prishje të qetësisë publike.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›