E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet me motocikletë, në spital 33 vjecari

Nje pakujdesi e vogel me motocikleten per pak i ka kushtuar jeten nje 33 vjecari nga Kopliku i Malesise se Madhe. Menjëherë i 33-vjecari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës e me pas në Spitalin Ushtarak 

SHKODER-Pakujdesia gjatë drejtimit të motocikletës për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 33-vjecari në Koplik të Malësisë së Madhe.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin Dedaj-Koplik kur Gëzim Delaj i cili udhëtonte me motorr ka humbur kontrollin, duke përfunduar jashtë rruge. Për pasojë ai ke mbetur i plagosur rëndë, me dëmtime në kohë dhe pjesë të trupit. Menjëherë i 33-vjecari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku dhe ka marrë ndihmë e parë, ndërsa aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak në rrezik për jetën.
Në bazë hetimeve nga policia, mësohet se shkaku i aksidentit ka qënë paskujdesia dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›