Burrel, metalurgët kërkojnë ulje të moshës së pensionit
110 metalurgët në Burrel kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për ti dhënë rrugë investimeve në uzinën e ferrokromit si dhe ulje të moshës së pensionit. Ata paralajmërojnë se në rast të mosplotësimit të kërkesave do të rinisin protestat.
BURREL- Metalurgët e uzinës së ferrokromit në Burrel vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesat e tyre për ti rikthyer uzinës pamjen dhe punën e dikurshme. Për të disatën herë ata pretendojnë se firma që ka në koncesion këtë uzinë nuk ka kryer investimet e premtuara ndaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në mënyrë që 110 metalurgët të kenë mundësi të punojnë në kushtet dhe standarted e duhura. Ndërsa kërkesa tjetër ka të bëjë me uljen e moshës së pensionit pasi sipas përfaqësuesve të tyre ky profesion kategorizohet tek më të vështirët.
“I bëj thirrje gjithë deputetëve të qarkut, bashkisë, pushtetarëve dhe intelektualëve të venë dorë në uzinën e ferrokromit. Krahas kësaj ne i kërkojmë kryeministrit Berisha që në parlamentin e ri shqiptar , në ligjin për minatorët të përfshihen dhe metalurgët, pasi profesionet janë njëlloj të vështira” shprehet kreu i Konfederatës së qarkut Dibër, Petrit Frangu.
Frangu paralajmëron gjithashtu se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, atëherë do të rinisin sërish protestat, deri në grevë urie.
(e.n/News24/BalkanWeb)