Kosovë, shtatë të arrestuar për shpërdorim të detyrës zyrtare
Policia e Kosovës, ka vënë në pranga shtatë persona, pasi ata kanë kryer veprat penale të “shpërdorim te detyrës zyrtare dhe përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës”.
Të gjithë të dyshuarit kanë qenë punonjës në Qendrën e Mjeksisë Familjare (QKF), në Rahovec të cilët janë arrestuar nga ana e hetuesve policorë.
Të arrestuarit janë: Ejup Z , Avdyl H, Rexhep V, Agim E, Fatmir D, Selajdin R, Shani V.
“Hetimet lidhur me këtë rast kanë filluar muaj më parë dhe njësitë hetimore në Prizren, gjatë hetimeve të zhvilluara kanë siguruar prova të mjaftueshme se të dyshuarit, kanë kryer veprat penale, duke shpërdoruar detyrën zyrtare në mënyra të ndryshme”, thuhet më tej në njoftim.
Hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vijuar, ndërkohë në konsultim me prokurorin publik të Qarkut në Prizren të gjithë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.