Ndotja akustike,Tirana bie në qetësi, problem Dhërmiu
Tirana është qetësuar nga zhurmat, por perfieria e kryeqytetit është shëndrruar në një kaos nga muzika e lartë. Për këtë arsye, Inspektoriati i Ministrisë së Mjedisit bashkë me uniformat blu ka ndryshuar internerarin e tyre, tashmë kontrolle ka jo vetem në zonën e ish- Bllokut, por edhe drejt periferive. Sipas raportit të parë për këtë verë për zhurmat akustike, gjatë aksionve të kryera deri tani janë kontrolluar mbi 95% e subjekte private pub, dhe lokale.
Drejtori i kontrollit mjedisor, Alfred Deshati, thotë se edhe Durrësi përgjatë zonës së plazhit është e qetësuar, ndërsa me problematike nga zonat bredetare nga ndotja akustike është Dhërmiu.
Nga aksionet e kyera deri tani është proceduar me verifikim dokumentacioni për pajisjen me leje mjedisore dhe për kundravjatësit e ligjit, pra ata që nuk respektojne rregullat e vendosura nga Bashkia janë gjobitur. Vetëm nga gjobat janë vjelur nga këto subjekte 45 milion lekë. Drejtori i Kontrollit te Mjedisit tha se aksionet do të vazhdojnë përgjatë verës.