E Diel, 1 Nëntor 2026

Patosi pa një treg, tregtarët shesin ku të mundin

Tregtarët ambulantë kanë pushtuar qytetin e Patosit. Të shpërndarë sa në trotuare, e shumë të tjerë edhe në rrugët kryesore të qytetit, shitësit e fruta perimeve apo produkteve të ndryshme industriale e kanë bllokuar tej mase qarkullimin normal si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët.
 

Lidhur me këtë fenomen, kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, shprehet se kjo situatë është krijuar si pasojë e mungesës së një tregu të përshtatshëm.
 

Sipas saj, Drejtoria perkatese prane Bashkise se Patosit ka nisur punen per studimin e nje ambienti ku do te punojne tregtaret, si ai industrial, por edhe ata te fruta-perimeve me qellim qe mos te kete edhe kontestime te shumta te qytetareve per shkak te distancave te largeta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›