E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja dhe kimikatet, shtohen të prekurit nga kanceri në gjak

Ndotja e ambientit dhe shtimi i produkteve kimike toksike kanë shtuar numrin e të prekurve nga kanceri i gjakut në vendin tonë. Çdo vit shtohen 30 raste të reja, që diagnostikohen me kancer në gjak dhe një ndër shkaqet konsiderohet edhe shtimi i pesticideve që përdoren në bujqësi. Përdorimi i pesticideve të pakontrolluara dhe i stimulanteve kimike, për të shkaktuar pjekjen artificiale të frutave e perimeve, sipas specialistëve, rezultojnë jo vetëm të paushqyeshme, por edhe me pasoja të rrezikshme.

Sipas mjekut hematolog, Arben Ivanaj, kjo patologji prek dhe moshat e reja. Ndërkaq, simptomat e të sëmurëve me kancer në gjak, sipas mjekëve janë: lodhje, dobësi kur kjo sëmundje është ende në fillesat e saj. Mjekët hematologë dhe onkologë kanë diskutuar mbi mënyrat e trajtimit të këtyre pacientëve, të cilët nëse mjekohen në kohë, mund të jetojnë edhe 20 vite të tjera. Aktualisht po diskutohet edhe për medikamente të reja, të cilat duhet të futen në skemën e rimbursimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›