Ndotja e Mjedisit institucionet akuzojne njeri-tjetrin
Ministria e Mjedisit kerkon bashkepunimin e te gjithe institucioneve pergjegjese per ndotjen ne mjedis. Keshtu u shpreh Kreu i Inspektoratit te Mjedisit Alfred Deshati i cili thekson se Instituti i Shendetit Publik ka me shume pergjegjesi dhe jo thjesht raportim te rasteve te ndotjes. Ne momentet kur rrezikohet shendeti i njerezve Institutit i Shendetit Publik eshte nje aktor shume i rendesishem i cili ka detyrimin ligjor jo vetem te ngreje nje shqetesim por te marre masa ndeshkimore deri ne mbylljen e aktiviteteve qe shkaktojne ndotje dhe paraqesin rrezikshmeri per shendetin - thekson Deshati duke shtuar se per sa i perket vjeljes se gjobave sqarojne se me ndryshimin e fundit ne ligjin per kundravajtjet administrative gjobat mjedisore perbejne titull ekzekutiv dhe detyrojne institucionin e Permbarimit te garantoje ekzekutimin e tyre. Sipas tij Ministria e Mjedisit vetem qe nga janari i ketijviti ka ndeshkuar per mosadministrim te mbetjeve pothuajse pjesen me te madhe te bashkive dhe komunave te vendit me nje total prej 67 gjobash dhe vlere prej 48.300.000 lekesh te reja.
Per sa i perket vjeljes se gjobave sqarojme se me ndryshimin e fundit ne ligjin per kundravajtjet administrative gjobat mjedisore perbejne titull ekzekutiv dhe detyrojne institucionin e Permbarimit te garantoje ekzekutimin e tyre. Nderkohe Instituti i Shendetit Publik thekson se ka marre hapat ligjore duke cuar ne prokurori mbi 19 persona deri ne vitin 2009. Por sipas te dhenave zyrtare rezulton se gjykata ka vendosur denime dhe gjoba qesharake per keta persona te cilet prej vitesh po shkaktojne jo vetem nje ndotje te mjedisit por jane shkaktaret kryesore te rritjes se numrit te personave me semundje polmonare dhe kancerogjene ne kete zone.