E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetem pak caste per diten pa makina

23/09/2010Ne rritje alarmi i ndotjes se ajrit

Zgjat vetem pak caste dita pa makinen time. Ndonese 22 shtatori eshte kthyer ne nje ritual te pervitshem ku kerkohet ndergjegjesimi i qytetareve per qarkullimin pa makina ne kryeqytet nje gje e tille nuk ka ndodhur. Edhe kete vit Ministria e Mjedisit gjate bulevardit Deshmoret e Kombit dhe ne sheshin Nene Tereza ka organizuar aktivitete sensibilizuese duke mos lejuar makinat por vetem perdorimin e bicikletave. Te pranishem ne aktivitet ishin ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ambasadori holandez si dhe perfaqesuesit e UNICEF-it ne vendin tone. Sipas tyre strukturat e pushtetit lokal duhet te bashkepunojne me organet qendrore per te kufizuar sadopak perdorimin e makinave per te rritur keshtu cilesine e ajrit qe ne thithim. Fatkeqesisht ne vendin tone sipas raporteve te publikuara nga Shendeti Publik rezulton se kryeqyteti renditet ne listen e vendeve me ajrin me te ndotur por edhe me trafikun me te renduar ne Evrope. Te dhenat tregojne se pluhuri i respirueshem ne ajer eshte dy deri-tri here me i larte se normat si dhe ka rritje te dyoksidit te azotit cka shkaktohet nga cilesia e ulet e karburanteve dhe trafiku. Ju jetoni ne nje nga kryeqytetet me te ndotura te Evropes ne nje nga qytetet me trafikun me te ngjeshur. Ti japesh bicikletes ne Tirane eshte njesoj si te vrasesh veten. Eshte shume e rrezikshme dhe arsyeja kryesore eshte se shume shqiptare sa vene duart ne timonin e makines u duket vetja mbret i rruges pavaresisht nga rregullat dhe ligjet. Edhe te ngasesh makinen ketu eshte rrezikshmeri - eshte shprehur ambasadori holandez Van den Door. Pavaresisht sloganeve sensibilizuese te leshuara prej shume ditesh nga drejtuesit e mjedisit per qarkullimin pa makina qytetaret nuk i jane pergjigjur thirrjes cka ka bere qe aktiviteti te zgjase vetem per pak minuta. Madje edhe vete drejtuesit e dikasterit te mjedisit pas mbylljes se aktivitetit jane pare te levizin me automjetet e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›