Ndotja e ajrit, monitorë në qendër të kryeqytetit
Raporti vjetor i monitorimit të cilësisë së ajrit në Tiranë, i hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik, tregon se niveli i grimcave të imta pm10 dhe pm2.5 si dhe ai i gazeve nuk e ka tejkaluar nivelin e lejuar në qendër të Tiranës.
Krahasuar me 2011, niveli i këtyre grimcave ka pësuar rënie, por në zona të tjera ndotja e ajrit në kryeqytet është e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Kryebashkiaku Lulzim Basha vetëm pak ditë më parë ka thënë se ndotja në Tiranë është ulur falë hapjes së qendrës dhe shtimit të sipërfaqeve të gjelbëruara, masë kjo që do të vijojë edhe në vitet në vazhdim. "Matjet që janë bërë në Tiranë kanë evidentuar se ka rënie të nivelit të ndotjes me 30%.
Kjo falë masave të marra nga Bashkia e Tiranës, si hapjes së qendrës, rritjes së sipërfaqes së gjelbëruar",-ka deklaruar kreu i bashkisë, Basha. Sipas specialistit të ISHP-ës Agron Deliu shkaktari kryesor i kësaj ndotjeje janë ndërtimet, po ashtu ai ka sqaruar se rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit, shumë shpejt qytetarët do të kenë mundësi t'i shohin në çdo kohë, në dy monitorë që do të vendosen në qendër.
"Në qendër të Tiranës për herë të parë do të ketë dy ekrane të mëdhenj elektronik ku do të jepen me ngjyra përmbajtjet e ndotësve më të rëndësishëm, grimcave të imta, ozonit dhe dioksidit të azotit. Kur shifrat do jenë jeshile kuptohet që është mirë, kur shifrat janë të verdha ashtu-ashtu, dhe kur janë të kuqe kuptohet që janë keq", sqaron Deliu.
Grimcat PM 10 dhe PM 2.5 konsiderohen prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë si ndotësit më të rrezikshëm urban për shëndetin e njeriut. Mesatarisht Shqipëria ka vlera mesatare 2 herë më të larta se vendet e BE dhe OBSH e ka klasifikuar si vend të rrezikut shëndetësor, për shkak të ndotjes së ajrit.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)