E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, ekzekutoi me armë 27-vjecarin, 'burg pa afat' autorit

DURRËS- Gjykata e Durrësit, vendosi sot masën e sigurisë “burg pa afat” për shtetasin Ardit Hyskja, i akuzuar për vrasjen e një 27-vjecari në qytetin e Durrësit, tre ditë më parë

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura, pas kërkesës së prokurorit të cështjes, me pretendimin për ruajtjen e sekretit hetimor.

Familjarët e Ardit Hyskjas, të cilët më herët kanë kundërshtuar edhe arrestimin e tij, deklaruan se 28-vjecari nuk ka lidhje me ngjarjen dhe për të nuk prova dhe fakte që e lidhin me vrasjen.

27-vjecari Refik Lila, u ekzekutua tre ditë më parë në në lagjen numër 18 në periferi të Durrësit, në praninë e shumë dëshmitarëve, midis një blloku pallatesh banimi. 

Ndërkohë policia disa orë pas ngjarjes prangosi si autor të ngjarjes 28- vjeçarin Ardit Hyskja, i cili akuzohet për veprat penale të "Vrasjes me dashje" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›