SHB epidemia e gripit

Numri i madh i të prekurve nga simptomat e gripit ka gjetur të papërgatitur mjekët dhe spitalet dhe pacientëve iu ëshët dashur të qëndrojnë gjatë natës në pritje të marrjes së mjekimeve të duhura.
Dhjetëra mijëra amerikanë gjejnë vdekjen cdo vit për shkak të gripit dhe komplikimeve që sjell virusi, edhe kur nuk konsiderohet si epidemi. Autoritet u kanë këshilluar amerikanëve të jenë më të kujdesshëm me higjenën personale si dhe të shmangin kontaktet me njerëzit e prekur nga virusi. Madje mjekët thonë që vaksinat anti grip nuk janë gjithnjë një zgjidhje. Gjithësesi mjekët rekmandojnë që cdo person mbi 6 muaj të marrë vaksinën.
"Fakti është se është më mirë që të bëhet vaksina edhe pse ajo nuk është e përsosur dhe nuk parandalon marrjen e virusit, gjithësesi trupi mund ta përballojë më mirë sëmundjen."
Sipas të dhënave më të fundit rreth 37 për qind e amerikanëve, 112 milionë persona kanë marrë vaksinën anti grip deri në mesin e muajit nëntor.