E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, përplasje për liberalizimin e vizave

Socialistet dhe demokratet u akuzuan reciprokisht per nje ore ne parlament. Opozita pretendon se ne rast te deshtimit te liberalizimit te vizave, kreu i qeverise Sali Berisha do te jete fajtori. Ne anen tjeter, deputetet e djathte akuzojne opoziten, se po tenton te deshtoje procesin e liberalizimit te vizave.

"Ne nje kohe kur do te merrej ne Bruksel vendimi per vizat, ndertuat nje kamp para deres se zyrave te mia. Une s'kisha asgje me te, dhe mund te rrinin sa ta gjykoni te arsyeshme. Por sa ishte momenti per te percjelle nje mesazh kur ishin vendimet e medha. Mos vendosni si parim te veprimtarise suaj vetem antiberishizmin", u shpreh kryeministri Berisha.

"Dakord jam zoti Berisha qe kjo enderr eshte e bukur per te gjithe ne shqiptaret, por ama shqetesimi jone eshte se po e vrisni kete enderr, dhe qe te mos vritet kjo enderr, duhet te plotesoni ju dy kushte. Kushti i pare, te plotesoni ato detyra shtepie me se miri qe u kerkon Brukseli. Dhe kushti i dyte te zhbllokoni zgjidhjen e krizes politike", tha Gramoz Ruci, kreu i grupit parlamentar te PS.

Nje shqetesim qe ndihej ne fjalimet e deputeteve socialiste ishte edhe menyra e re e pageses qe disa prej tyre e quajten nje cenim te statusit te perfaqesuesve te popullit.

"Transparenca do ti kthehet dhe Kuvendit te Shqiperise, per ta marr vesh gjithe Shqiperia qe ka nje kryetare Kuvendi qe merr 17 milione leke ne vit per te paguar nje apartament ne Shkoder. Per ta kuptuar e gjithe Shqiperia qe ka nje kryetare kuvendi qe per pese vjet me rradhe ka marr 27.300 euro dieta per rruget jashte shtetit", u shpreh Taulant Balla, deputet i PS-se.

"Dieta per ditet e greves se urise qe ju keni bere, nuk mund te kete. Mos i sulmoni administraten, nuk mund te kete dieta per ditet e greves se urise", tha Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit.

Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e premte , 04 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›