Kriza, Fyle: Zgjidhja në duart e shqiptarëve. Ndërkombëtarët në pritje
Plot dy javë nga darka në “Krokodil”, komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Europian, Stefan Fyle thotë se Topi vazhdon t’i mbetet dy politikanëve kryesorë të Tiranës. Gjatë një pronocimi në takimin e nivelit të lartë në Sarajevë për mediat shqiptare, Fyle nuk jep datë dhe detaje se darka e formatit të Strazburgut do të ripërsëritet, ndonëse 2 javët skadojnë pikërisht këtë të premte.
“Mesazhet qe i derguam klases politike shqiptare janë bërë publike dhe nga media. Ata i dinë. Dinë gjithashtu se procesi është në duart e tyre tani. Po ashtu dinë dhe gatishmërinë tonë për t’i ndihmuar me aq sa mundemi. Dy liderët kryesorë i dinë kërkesat që duhen plotësuar dhe që i janë bërë nga familja e madhe politike europiane dhe parlamenti europian. Topi është në duart e tyre tani”.
Që nga darka e 21 majit e Ramës dhe Berishës me drejtuesit kryesorë të BE-së, përvec një drafti të hamendësuar asgjë nuk është bërë publike. PD dhe PS janë përplasur dhe mbi faktin nëse kërkesa e BE-se për të zgjidhur krizën brenda 2 javëve ishte apo jo ultimatum.
Ndonëse nuk ka dhenë afate, komisioneri Fyle gjatë takimit të lartë në Sarajevë për vizat, tha se do të ishte në të mirë të vendit që kriza të zgjidhej para se Këshilli dhe Parlamenti Europian të nisin votimin e propozimit të Komisionit për të liberalizuar vizat.
Elona Gjylmi < I mëparshmi