E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja e padukshme

Pirro Naçi / Specialist Turizmi 

Një nga problemet më të rëndësishme që po përballon sot shkenca e njerëzimi, që është e lidhur ngushtë  me shëndetin dhe njeriun, quhet ndotja e detit. Vitet e  fundit ky problem, nga shqetësimet që janë evidentuar,  ka krijuar një sensibilizim në mbarë botën. “Çdo frymëmarrje e dytë që marrim vjen nga uji i detit.” “Nuk ka rëndësi se ku jetojmë, jeta jonë varet nga  uji i detit.” “Përtej frymëmarrjes deti luan një rol të  rëndësishëm në rregullimin e motit dhe të klimës”. “A  e dini se ndryshimet kimike të ujit të detit kërcënojnë  brezat e ardhshëm”? “Deti është fermeri i tregut tonë.  Më shumë se 2.6 miliardë njerëz mbështeten tek uji  i detit si burim primar i proteinave”. Këto, e mjaft “slogane” të tjera, kanë qenë objekti i  punës dhe sinjali SOS i Organizatës së Kombeve të  Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe mjaft organizatave joqeveritare për mbrojtjen nga ndotja e detit. Një  problem mjaft i rëndësishëm, me problematikë shumë  të pasur dhe këndvështrim të gjithanshëm. Por këtu do  të doja të ndalesha në njërën prej tyre. Në faktorin që  ka lidhje me ndërgjegjësimin e gjithsecilit prej nesh –  në qëndrimin tonë ndaj këtij problemi. Po t’i hedhim  një sy plazheve tona para fillimit të sezonit turistik,  por edhe gjatë tij, do ta krahasoja me një vend... ose  me “kosh plehrash”. Gama e pasur e këtyre objekteve,  duke filluar që nga mbeturina cigaresh, çanta plastike,  kuti të pijeve freskuese, mbeturina ushqimore, materiale ndërtimi, etj.,etj., flasin qartë për përmasat  e këtij problemi. Praktikat e zbatuara deri më sot ku  gjatë gjithë vitit nuk interesohemi dhe lejojmë të  mbushen plazhet dhe të kthehen në vend-parkime  mbeturinash, si dhe organizimi i një “aksioni” në prag  të sezonit, nuk po japin rezultatin e duhur. Madje në  botë, këto “aksione” bëhen në muajin shtator, në  ditën ndërkombëtare të përcaktuar për këtë qëllim.  Më 21 shtator 2013, fiksojeni këtë datë, në të gjithë  botën pritet që aktivistët dhe organizatat ndërkombëtare që merren me këto probleme do të përcjellin  një nga mesazhet më të fuqishme të 25-viteve të fundit. Puna ka filluar qysh tani. Tek ne do të ndodhë një  diçka e tillë? Apo do të jemi të lodhur nga pushimet e  sezonit dhe nga dielli përvëlues i gushtit. Nuk ka vend  këtu as për sugjerime, as për kritika si në drejtim të  organeve qendrore, ashtu edhe atyre lokalë. Problemi  është më i madh, më i gjerë, më konkret. Problemi  është i çdo njërit prej nesh. Për bishtin e cigares, gotën  plastike dhe sende të tjera që ne përdorim në kohën  që ndodhemi në plazh, nuk na e ka fajin Ministra e  Mjedisit apo Kryetari i Bashkisë që ne i hedhim me  vend e pa vend. Po Ministria ka vetë një faj. Zbatimi i  Kushtetutës, neni 56: “Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit  dhe mbrojtjen e tij”. A zbatohet  në praktikë ky nen? Padyshim  që jo. Madje Kuvendi me ligjin  nr. 8905 të vitit 2002, si dhe me  ligjin nr. 10431 të vitit 2011, ka  përcaktuar qartë dhe me imtësi  detyrat dhe përgjegjësitë për  mbrojtjen e mjedisit detar. Me të  njëjtën logjikë do të vazhdonim  edhe me pushtetin lokal. Por  këtu do të doja të ndalesha në  një aspekt mjaft të rëndësishëm,  në dhënien e lejes së plazhit. ǒndodh në praktikë?  Qytetari, me marrjen e lejes për plazhin privat fillon e bën arkitektin, ndërtuesin, transporton rërë,  hedh në det objekte të ngurta etj., etj.. Të gjitha këto  veprime janë në kundërshtim me ligjin. Vija bregdetare nuk mund të transformohet, të tjetërsohet apo  të “dhunohet”. Ajo është dhuratë e natyrës ndaj njeriut. Madje, madje, në këto plazhe pasi bëhen të gji-tha ato që nuk duhet të bëhen, harrojnë të vendosin  një kosh për hedhjen e mbeturinave, të vendosin një  banjë publike, e mjaft gjëra të tjera shumë të domosdoshme. Në qoftë se nuk bëhen këto s’ka pse japim  leje pa fund. Në vend që ta mbrojmë mjedisin detar e  dëmtojmë me qëndrimet tona. Por le të mos ndalemi vetëm në breg të detit, le të  futemi në det dhe në fund të tij. E njëjta ikonë, e njëjta gjendje e inventarit dhe mos më e gjerë. Shumica e  sendeve dhe e objekteve të bregdetit kanë përfunduar  në tabanin e tij. Dhe këtu problemi është më i mprehtë, ka lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e njeriut.  Mjafton këtu të përmendim një fakt. Një çantë plastike e depozituar në tabanin e detit, me kalimin e viteve  shpërbëhet në fibra të vogla, të cilat depozitohen si  sedimente ujore. Në shumë raste këto sedimente përfundojnë në organizmat ujore e pastaj në pjatën tonë  të përditshme. Jemi dëshmitarë se këto raste, vitet e  fundit janë shumëfishuar. Objektet plastike kanë krijuar “mbretërinë” e tyre në fund të detit. Por nuk janë  vetëm këto. Objektet e forta dhe të ngurta janë një  aspekt tjetër i rëndësishëm i ndotjes së detit. Këtu do  të doja të ndalesha jo vetëm në aspektin ekologjik të  problemit në fjalë. Por edhe në aspektin politik dhe atë ligjor. Do të  doja të ndalesha në një fakt dhe  madje, madje ta “ denoncoja” atë.  Tre vjet më parë me iniciativën  e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në  bashkëpunim me një nga forcat  anëtare të NATO-s u morën nga  gjiri i Limjonit gjashtë anije luftarake të dala jashtë përdorimit. ?ë  kundërshtim me Ligjin Ndërkombëtar të Detit, por edhe me konventat ndërkombëtare në të cilat  ne aderojmë, u vendosën në fund të detit, në një nga  brigjet shumë afër Ksamilit. A thua se kemi kaq  shumë sipërfaqe det, sa mund ta përdorim edhe  për hedhje mbeturinash apo hekurishtesh. Ministri i atëhershëm i Turizmit e kishte trumbetuar si  një sukses për turizmin nënujor. Pak ditë më parë  u mundova të evidentoja këtë vend. Por jo vetëm  nga ana pamore nuk pashë ndonjë shenjë, por ed-he banorët e zonës dhe përfaqësuesit lokalë nuk  kishin ndonjë informacion. Por këtu qëndron ed-he një problem tjetër. Dihet që zona bregdetare e  Butrintit, Ksamilit dhe e Sarandës e më lart, është  e pasur me mjaft objekte arkeologjike. Vit për vit,  peshkatarët e zonës nxjerrin në breg objekte me  vlera të mëdha historike dhe arkeologjike. Praktikat  e zbatuara në zonat arkeologjike, mendoj se duhet  menduar dhe vepruar edhe për zonën nënujore. Depozitimi në fund të detit e objekteve të ngurta dhe  sidomos rreth zonave arkeologjike, ndoshta në një  të ardhme jo shumë të largët do të pengojë studimet  nënujore arkeologjike. A duhet parë kjo nga ana ligjore? Shpresoj se Kuvendi i ri i shtatorit, katër vitet e  ardhshëm do të ketë shumë punë për të bërë edhe për  problemet e trajtuara në këtë shkrim. 


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›