E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja e plazhit të Vlorës, firma plan masash për dëmet

Penalizimi Agjencia e Mjedisit e gjobit me 500 mijë lekë

Derdhja e solarit në gjirin e Vlorës rrezikon zonën e portit dhe të plazhit të vjetër, ndërsa kompania përgjegjëse për dëmin ekologjik është gjobitur me 500 mijë lekë nga Agjencia e Mjedisit në Vlorë. Veç detyrimit fi nanciar, fi rmës i është lënë si kusht dhe marrja e një plani masash për rehabilitimin e zonës së ndotur. Inxhinierë dhe specialistë të mjedisit dhe të naftës janë mbledhur mbrëmjen vonë të së martës në Vlorë dhe kanë hartuar një plan për rehabilitimin e zonës së ndotur nga solari i derdhur. Nuk jepet asnjë detaj i hollësishëm se si dhe kur do të kryhet aksioni. Por një nga metodat përfl itet të jetë groposja e naftës ose shpërngulja e saj në një zonë tjetër. Më pas do të bëhet asgjësimi me mënyra teknike. Ndërkohë, prefekti i Qarkut të Vlorës ka sqaruar për “Shqip” se çështja e ndotjes është një problem i madh për Qarkun e Vlorës dhe incidenti i dy ditëve më parë është një rast mjaft serioz. “Kemi mbledhur specialistë të mjedisit, të cilët kanë bërë dhe bllokimin e të gjithë sasisë së derdhur në breg. Ne si prefekturë kemi rënë dakord me përfaqësuesit e kompanisë, që të nisë sa më shpejt rehabilitimi i zonës”, ka thënë për gazetën prefekti. Ndërkohë, pushuesit janë ankuar se rëra e plazhit është e ndotur dhe në breg të detit është përhapur një erë e rëndë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›