E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja ne liqen, per shkak te hedhjes se inerteve

Uji i liqenit ne parkun e madh te Tiranes, eshte ndotur nga mbeturina ndertimore dhe lende kimike te 300 kilogrameve pluhur hidromati. Ky ka qene konkluzioni i specialisteve pas kryerjes se analizave. Nderkaq, ngordhja e gjallesave dhe peshqve po vazhdon, nderkohe qe punonjesit e bashkise po perpiqen te pastrojne. Liqeni Artificial nuk mbrohet nga askush gjate 24 oreve, pasi bashkise i mungon kontrolli mbi territorin, ligj i cili ekziston vetem si ide. Nderkohe qe ne liqen derdhen dhe ujerat e zeza te pallateve perreth. Edhe pse boja nuk ka dhene efekt te menjehershem, mungesa e oksigjenit ne ujin e liqenit do te coje drejt ngordhjes te tjera gjallesa. Ndotja e liqenit ka mbledhur ne vendngjarje specialiste te shendetesise si dhe perfaqesues te bashkise se Tiranes, te cilet nuk kane nguruar ta perdorin kete katastrofe politikisht, duke ja hedhur fajin njeri - tjetrit. Nenkryetari i bashkise, Eduard Shalsi e ka perqendruar reagimin e tij me akuza. Keshtu, ai e ka cilesuar pushtetin aktual qe ndodhet ne duart e demokrateve, si "pushtet i shkaterrimit e i ndotjes qe s'ka asnje kontroll mbi territorin dhe ka pergjegjesine e kthimit te kodrave te liqenit, ne lagje banimi me ujera te zeza, qe derdhen ne liqen". Ai ka kerkuar publikisht qe prokuroria te hetoje dhe te nxjerre pergjegjesit per kete masaker ekologjike. Shalsi ka vijuar se kjo ngjarje e rende do te kete pasoja katastrofale ekologjike per Liqenin. Specialiste te Drejtorise se Shendetit Publik, filluan menjehere kryerjen e analizave paraprake, dhe sipas tyre deri tani rezulton se uji i liqenit artificial ne Tirane nuk ka ndotje sanitare, nuk ka shtim te ngarkeses bakteriale.

Fenomeni sipas tyre ka ardhur per shkak te hedhjes se disa materiale inerte ndertimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›