E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pastrehet, nis ndertimi i 400 banesave

Te vendosura ne Shkoze, banesat do te jene garsionere 30 m2 deri ne shtepi 1+1, rreth 55 m2

Luljeta Ndoka

Nis puna per ndertimin e 400 banesave sociale qe do te jepen me qira te ulet, per familjet e pastreha. Te pritura prej kohesh nga kjo kategori qytetaresh, banesat do te ngrihen ne zonen e ish-Uzines se Autotraktoreve ne Tirane. Nje cerdhe, kopsht, shkolle, hapesira kreative per femijet e deri ne nje qender sociale do te vihen ne dispozicion te banoreve, duke krijuar keshtu te gjitha lehtesirat e mundshme te banimit.

400 familje

Sipas projektit, ne keto banesa do te sistemohen rreth 400 familje te cilat plotesojne kriteret per te perfituar, te shpallura ne vendimin e Keshillit Bashkiak te Tiranes. Keshtu, plot 4500 metra katrore do te jene ne dispozicion te bizneseve, me kushte lehtesuese per te zhvilluar biznese te vogla, me qellim punesimin e familjeve te pastreha me probleme ekonomike e sociale. Fondet per financimin e ketij projekti jane 12 milione euro nga te cilat 6.347 milione euro jane financim me kredine e marre nga Banka e Keshillit te Evropes, e cila do te shlyhet nga bashkia e Tiranes.

Kryetari i ketij institucioni, Edi Rama tha se bashkia synon te kete ne fokus te objektivave te saj, nje vizion te ri dhe politika te qarta, sa i perket ceshtjes se strehimit social ne kryeqytet. Duke e konsideruar si nje nga projektet me ambicioze e te rendesishme, ne fushen e strehimit, Rama tha se kalvari shumevjecar i te pastreheve do te marre fund dhe ku nje dere e re do te hapet per ato familje, te cilat nuk arrijne dot te blejne ne treg.

Perfituesit

Sipas burimeve nga bashkia e Tiranes, perzgjedhja e familjeve perfituese do te behet bazuar ne kriteret e percaktuara ne vendimin e posacem te Keshillit te Ministrave dhe Keshillit Bashkiak. Sipas vendimit te ketij te fundit, perparesi per perzgjedhjen e banoreve te pare te ketyre ndertesave, do te jene ato familje shume te varfra, kryefamiljaret nena, etj. Qiraja e ketyre banesave sociale do te jete e ulet dhe me afat te gjate, ne menyre qe klientet e pastrehe te kene mundesi qe ta perballojne. Sikurse mesohet paraprakisht, banesat do te kene perafersisht te njejten siperfaqe banimi, te njejtat pllaka, material per dyert, dritaret, etj. Nje pjese e madhe e atyre qe kane kerkuar qe te pajisen me banesa te tilla, i perkasin asaj kategorie qe kane humbur shtepite ne firma piramidale. Megjithate, perparesi do te kene ata qe nuk kane asnje rrugedalje, apo shprese per te pasur nje shtepi te tyren, apo per te perballuar nje qira normale. Sipas burimeve nga bashkia, keto banesa do te jene nga garsionere me siperfaqe maksimale 30 metra katrore, deri ne shtepi 1+1 me siperfaqe deri ne 55 metra katrore. Sipas specialisteve te bashkise, keto banesa do te kene standarde te njejta per nga permbajtja e saj. "Ndertesat nuk do te jene me te medha se 6-kateshe dhe do te fillojne te ndertohen ne mes te vitit te ardhshem", vijoi ajo. Sipas drejtoreshes, ndertimi i ketyre banesave qe do te strehojne deri ne 1.300 vete dhe do te perfundoje ne vitin 2010.

Reagon Ministria e Puneve Publike: "Projekti eshte nisme e qeverise shqiptare"

Sipas zedheneses se Ministrise se Puneve Publike, ndertimi i ketyre apartamenteve duhej te kishte nisur muaj me pare, pasi parate dhe projektet kane qene te gatshme. "E vetmja gje qe ka munguar kane qene trojet, pasi politika e zotit Rama, nuk ka troje per te pastrehet por ka troje per klientet financiare e politike te kryetarit te bashkise", thuhet ne reagimin zyrtar te dikasterit te Puneve Publike. Ky i fundit ka vene ne dukje se ne 8 vite, partia e zotit Rama ne pushtet ndertoi as 200 apartamente, ndersa ne 4 vite kjo qeveri ka ndertuar e blere ne treg 1.000 apartamente, ka kontraktuar me Banken e Keshillit te Evropes 1.100 apartamente, ka prezantuar paketen me 6.000 apartamente te kredituara, 3.257 prej te cilave per familjet qe jetojne ne shtepite e ish- pronareve dhe pjesa tjeter per kontingjentin qe gezon statusin e te pastrehut. "Ne 9 vjet te drejtimit ne bashkine e Tiranes, Rama ka vetem nje kontribut per strehimin. Kalimin ne fond banese te Muzeut te Tezes, por edhe kete sic e dine te gjithe shqiptaret, per vete e jo per te pastrehet", thuhet ne reagimin e Ministrise se Transporteve. Ndersa, nenkryetari i Bashkise Eduard Shalsi ka saktesuar se bashkia ka negociuar per keto apartamente qekur PD-ja ishte ne opozite.

Kush perfiton

Familjet e pastreha nga fatkeqesite natyrore

Familjet e pastreha per shkak te vendimeve gjyqesore

Ato qe jetojne ne kushte te veshtira higjieno-sanitare

Familjet me shtepi ne rrezik shembjeje

Ato qe trajtohen me ndihme ekonomike

Jetimet e papune

Prinderit e femijeve qe kane lindur trinjake etj.

1.300

Numri

I te pastreheve qe perfitojne nga ndertimi i banesave sociale, qe do te jepen me qira te ulet. Te perzgjedhurit e pare mesohet te jene banoret e ish-Uzines se Autotraktoreve, qe jetojne ne kushte te papershtatshme ne mjediset e brendshme te saj.

7

Kategori

Do te kene me shume perparesi se te tjerat, per te perfituar nje banese sociale me qira te ulet. Me se shumti ne keto kategori hyjne familjet e pastreha prej fatkeqesive natyrore, familjet me shtepi ne rrezik shembjeje, jetimet e papune, kryefamiljaret nena, etj.

Bonuset

Rreth 100 familje te varfra do te ndihmohen financiarisht nga Keshilli Bashkiak, nepermjet bonusit te qirase. Ky i fundit do t'u jepet disa kategorive qe konsiderohen me emergjentet dhe qe vertetohet se nuk kane asnje strehe apo burim te ardhurash.

Kredite

Per te pastrehet me ne nevoje keto apartamente do te shiten me kosto te ulet, me kredi te subvencionuar ose te jepen me qira tregu per ata qe mund ta perballojne. Dhenia ose jo e kredive te subvencionuara do te vendoset sipas statusit te te ardhurave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›