E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Te merren masa ndaj shkaktareve

Nenkryetarja e LSI dhe kryetare e Levizjes Rinore per Integrim, Erisa Xhixho e ka konsideruar ndotjen e Liqenit Artificial te Tiranes, nje katastrofe ekologjike shume te demshme per te ardhmen e liqenit, simbol te kurores se gjelber te kryeqytetit. E shoqeruar dhe nga kryetari i Levizjes Rinore per Integrim te Tiranes, Endrit Braimllari dhe nga dhjetera te reja dhe te rinj te LRI, kane pare nga afer situaten e ndotjes se Liqenit Artificial te Tiranes. Xhixho ka deklaruar se kjo eshte nje ngjarje e rende, e cila do te kete pasoja katastrofale ekologjike per liqenin ne te ardhmen. Duke kerkuar zbardhjen e kesaj ngjarje dhe denimin e fajtoreve, Xhixho i beri thirrje autoriteteve pergjegjese te marrin masa te menjehershme, per te permiresuar gjendjen e rende qe kishte kapluar Liqenin Artificial te Tiranes, ku shume peshq dhe gjallesa te tjera, fatkeqesisht kishin ngordhur ne mase.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›