Ndotja nga nafta, do përshpejtohet dëmshpërblimi i "viktimave"
Do të përshpejtohet procesi i dëmshpërblimit të "viktimave" nga derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës. Kenneth Feinberg, personi që po menaxhon fondin prej 20 bilionë dollarësh për të shpërblyer këta persona është shprehur se do të përshpejtojë procesin. Sipas tij presidenti amerikan Barack Obama dëshironte që dëmshpërblimet të kryhen sa më shpejt.
Gjigandi i naftës "BP" pranoi të derdhte 20 bilionë dollarë pas presionit të shefit të Shtëpisë së Bardhë për shkak të dëmeve masive që kishte shkaktuar nafta në Gjirin e Meksikës.
Ndërkohë, një nga punëtorët e platformës që shpërtheu në muajin prill ka deklaruar se kishte identifikuar një rrjedhje në pajisjet e sigurisë disa javë para shpërthimit.