Juan Santos presidenti i ri i Kolumbisë

Në Kolumbi ministri i Mbrojtjes, Juan Manuel Santos ka arritur një fitore të thellë në balotazhin e zhvilluar ditën e dielë për postin e presidentit të vendit. Ai ka fituar 69 % të votave përballë 28 % të rivalit Antanas Mockus. Santos ka arritur të marrë përqindjen më të madhe në historinë e votimeve në Kolumbi, cka do të thotë se ai ka një mbështetje të madhe edhe nga populli.
Santos premtoi se do të vazhdojë politikën e Uribes. Në këtë mënyrë ai do të vazhdojë edhe më tej të ndjekë vijën e ashpër kundër rebelëve të forcave te armatosura revolucionare te kolumbise ekstremist të majtë, si edhe të përmirësojë ekonominë. Kundërshtari i tij, Antanas Mockus, ish-kryetari i bashkisë së Bogotas fitoi gati 28 për qind të votave. Mockus e pranoi humbjen e tij dhe e uroi Santon për fitoren në zgjedhje.
Ceremonia e dorëzimit të detyrës është parasikuar për në datën 7 gusht. < I mëparshmi