Zgjedhjet presidenciale në Poloni, Komorovski- Kaczynski në balotazh

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Poloni ka rezultuar te jete ndoshta më i ngushtë se sa pritej më parë. Avantazhi i kryetarit të parlamentit Bronislav Komorovski, sipas të dhënave të para zyrtare është gati një për qind më shumë. Komorovski ka fituar rreth 39 për qind të votave, ndërsa rivali i tij konservator, Jaroslav Kaczynski 38 për qind, bëri të ditur Komisioni Zgjedhor Shtetëror.
Parashikimet e para pas mbylljes së qendrave elektorale flisnin për një fitore të Komorovskit mes 41 dhe 46 për qind të votave. Për favoritin tjetër për postin e presidentit Jaroslav Kaczynskit- binjaku i presidentit i cili humbi jeten në prill nga një tragjedi ajrore Lech Kaczynski - flitej se kishte fituar mes 33 dhe 36 përqind të votave.
Për shkak se asnjë kandidat nuk ka arritur të fitojë shumicën absolute të votave, më 4 korrik do të zhvillohet balotazhi mes dy kandidatëve kryesorë, Kamorovskit dhe Kaczynski-t.