E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia i ndërpret gazin Bjellorusisë

Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev ka urdhëruar koncernin e energjisë Gazprom që të ndërpresë furnizimin e gazit për Bjellorusinë. Negociatat e zhvilluara në fundjavë mes dy vendeve lidhur me faturat llogaritëse të energjisë përfunduan pa asnjë zgjidhje. Gazprom kërkon nga Minsku rreth 155 milionë euro. Kreu i koncernit eus Gazprom Alexej Miller deklaroi se Bjellorusia e pranon borxhin e saj për gazin, e shpreson ta shlyejë atë me klering, me automjete, pajisje armatimi dhe mallra të tjera.

Kremlini pret që faturat llogaritëse të gazit t`i paguhen Rusisë me një "valutë më të fortë". Nga Bjellorusia kalon edhe një tubacion gazjellës i madh për furnizimin e Perëndimit me gaz rus. Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukaschenko, kishte kërcënuar se do ta shponte këtë gazsjellës. Ndërsa tani është kompania ruse e kontrolluar nga shteti, Gazprom, që ka filluar reduktimin e eksportit të gazit për Bjellorusi.

Furnizimi me gaz është zvogëluar me 15% të vëllimit të planifikuar ditor e kjo sasi mund të arrijë deri në masën 85%. Gazpromi ka këmbëngulë se shkurtimet e furnizimit me gaz për Bellorusinë nuk do të kenë ndikim në furnizimet për Evropën, por dimrin e kaluar e njëjta situatë e krijuar me Ukrainën shkaktoi një krizë të vërtetë që edhe kësaj here duket se tremb shtetet europiane.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›