E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, Dialog me banorët e Shtepernit ne rrethin e Elbasanit

 

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar turin e tij : " Dialog me Shqipërinë" me banorët e komunës Shtepern të qytetit tëCerrikut në Elbasan. Ai ka theksuar para tyre se ajo që është më e rëndësishme në këtë dialog është fakti që ne nuk kemi ardhur këtu për të marrë vota … por për të dëgjuar hallet tuaja, për të nxjerrë mendime dhe shqetësime. Rama ka pohuar para banorëve se takimet në terren do të japin frutet e tyre dhe e para do të jetë fundi i varfërisë, por për të arritur këtë nevojitet edhe bashkimi. " Në çdo komunë kemi ngritur tryezat e bujqësisë dhe të zhvillimit të fshatit dhe në çdo komunë ne po mbledhim mendimet e njerëzve për të ndërtuar një program i cili nesër do të jetë programi i transformimit, sepse ne na duhet t'i japim fund varfërisë, papunësisë dhe të gjitha të këqijave përmes një politike të re kun e duhet të bashkohemi si shqiptarë dhe si shqiptare. Gjatë këtij takimi Rama ka vënë në dukje paaftësinë e qeverisë për të garantuar sigurinë e jetës së qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›