Topi : Pas samitit, sfida e radhës reforma zgjedhore
Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John Withers u takuan sot dhe folën rreth ftesës që mori Shqipëria për anëtarësimin në NATO.Topi i shprehu ambasadorit amerikan mirënjohje për mbështetjen që SHBA i dhanë Shqipërisë. Nga ana e tij Withers tha se ftesa erdhi si rezultat i punës së jashtëzakonshme të shqiptarëve, që integrimin po e kthejnë në realitet. Topi tha se pas samitit të Bukureshtit sfida kryesore e Shqipërisë është reforma zgjedhore.