Tiranë, arrestohet Erion Dhëmbi, qëlloi me armë tek zona e ‘Don Boskos’
TIRANË- Arrestohet një person tek zona e ‘Don Boskos’, pasi ka shtënë me armë në ajer.
Pas denoncimit të disa banorëve, të cilët janë terrorizuar nga veprimi i shtetasit Erion Dhëmbi, policia ka mbërritur në vendngjarje duke e arrestuar.
Mësohet se ky shtetas ka qënë në gjendje të dehur, kur ka qëlluar me armën të cilën e përdorte pa leje. Me të kuptuar që policia po mbërrinte në afërsi të pallateve nr. 6 në zonën e "Don Boskos", autori ka hedhur armën në ferra.
"News 24" ka mundur të sigurojë pamjet e arrestimit të tij, për tu shoqëruar më pas drejt Komisariatit Nr. 3 të Policisë, ndërkohë efektivët janë duke kërkuar rreth zonës për të gjetur armën e hedhur.
Sipas policisë, gjetja e armës do ndihmonte edhe në ngritjen e akuzës për këtë person.
Erion Dhëmbi njihet nga banorët si person me precedentë penalë për disa vepra të ndryshme në të shkuarën.
(m.a/BalkanWeb)