Incident për Putin e Merkel, protestuese të zhveshura kundër presidentit
Gjermani- Vladimir Putin dhe Angela Merkel janë shokuar kur iu desh të përballen me protestues të grupit ‘Femen’, topless në Hanover.
Një nga aktivistet pa reçipeta mbante në trup një slogan të turpshëm antiPutin dhe u ballafaqua me presidentin rus dhe kancelaren gjermane Angela Merkel në një panair në Hanover.
Gruaja u përpoq për t’i prerë rrugën zotit.Putin, i cili dukej i kënaqur nga incidenti, por u bllokua nga ndihmësit e tij.
Aktivistja ishte me dy gra të tjera që gjithashtu ishin të zhveshura deri në bel dhe bërtitën parulla duke e quajtur udhëheqësin rus një “diktator”.
Grupi ‘Femen’ ka kritikuar zotin Putin mbi arrestimin dhe dënimin e një grupi muzikor, vetëm sepse ishin kundra tj në një klip muzikor të realizuar në katedralen e Moskës vitin të kaluar.
Rusia i ka kërkuar autoriteteve gjermane për të ndëshkuar protestuesit. Panairi në Hanover, i cili u hap të dielën, përmban firma nga më shumë se 60 vende.
Dorina Bilbili/IDEA/