Ndotje skandaloze në Elbasan, qendra e qytetit pushtohet nga mbetje (FOTO)
Elbasan- Këto janë disa foto të bëra ditën e djeshme në bulevardin “Aqif Pasha” në qendër të qytetit të Elbasanit. Ky është një ndër vendet më të frekuentuara për qytearët e Elbasanit gjatë mbasditeve, të cilët shëtisin duke u shlodhur me të afërm dhe miq.
Mirëpo njerëz të papërgjegjëshëm duket se nuk janë shumë të interesuar për të mbajtur pastër këtë vend kaq të rëndësishëm për qytetin.
Nga fotot e bëra për Gazetën IDEA, duken qartë pamjet e kartonave të hedhur në tortuarin e e rrugës pranë koshave të mbetuirnave të vendosura nga bashkia për të hedhur mbetjet urbane.
Në pamje tregohen kartonët e hedhur përdhe dhe jo në koshin e vendosur aty pranë, madje edhe pse koshat gjenden aty, dikush e ka pasur më lehtë të shfrytëzojë hapsirën që i ndanë koshat midis tyre për të hedhur kartonët e letrës. për të ardhur keq që ende ka njerëz të tillë që me vetdije të plotë prishin imazhin e qytetit dhe ndotin ambjentin e qytetit. Fotografitë janë bërë nga Julian Hoxhaj.
Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të na dërgojë imazhe që denoncojnë ndotjen në adresën tonë elektronike, info@gazetaidea.com.
Ndotje skandaloze në Elbasan, qendra e qytetit pushtohet nga mbetje
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 4