E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis gjykimi në Apel për 21 Janarin, dorëhiqet gjyqtari Agron Papajani

NDREA-NE-GJYKATETiranë- Ka nisur mëngjesin e sotëm seanca e parë gjyqësore në Apel ndaj tre garditsëve të akuzuar për vrasjen e tre protestuesve në demostratën e 21 janarit. Seanca ka zgjatur vetëm pak minuta pasi avokati i ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi, Genci Gjokutaj, ka kërkuar dorëheqjen e gjyqtarit Agron Papajani, pasi sipas tij ai ka marrë pjesë në një tjetër proces gjyqësor mbi 21 janarin.

Pas kësaj kërkese gjyqtari në fjalë është dorëhequr. Avokati gjithashtu ka kërkuar largimin edhe të gjyqtarit Fatos Qato, pasi sipas tij bashkëshortja e këtij të fundit është anëtare e Partisë Socialiste dhe pjesë e organizatorëve të protestës.

Sot mungonin ish-gardistët Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa i pranishëm ishte vetëm Margarit Kume. Seanca e radhës u shty për në 25 korrik.

Prokuroria e Përgjithshme pas vendimit të datës 7 shkurt, ku u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Tiranës anëtarë të Gardës së Republikës, mori vendinin e apelimit të çështjes.

Sipas gjykatës prokuroria nuk kishte paraqitur prova që të vërtetonin se tre nga viktimat e demostratës para godinës së kryeministrisë ishin qëlluar me dashje nga garda.

Por prokuroria thotë: Gjykata në tejkalim me kompetencat që i njeh ligji procedural-penal për çmuarjen e provave, vlerësimin e analizën e tyre ka deklaruar të pafajshëm dy të pandehurit Ndrea Prendi e Agim Llupo, duke kërkuar ndryshimin e vendimit penal të Gjykatës së Tiranës, për ish-kreun e Gardës së Republikës Ndrea Prendin dhe oficerin Agim Llupo, duke i deklaruar fajtorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›