Greqi transporti ne greve 24 oreshe
Mëngjesi i së enjtes në Greqi, ishte më i qetë se zakonisht. Tramvajet, metrotë dhe trenat nuk funksionuan. Edhe një herë punëtorët protestuan në një grevë 24 orëshe kundër masave shtrënguese. Të vetmet që funksionuan ishin autobusët në qendër të Athinës.
Shumë grekë, të cilët vuajnë prej pesë vjetësh recesionin, janë gjithnjë e më të zemëruar në lidhje me masat. Për ta çdo gjë është vështirësuar, një në pesë persona është i papunë, dyqanet mbyllen njëri-pas tjetrit ndërsa amviset po shtrëngojnë edhe më buxhetin e tyre.
Protesta popullore kundër masave shtrënguese, e cila shpërtheu në dhunë në fillim të këtij muaji, ishte e heshtur ditëve të fundit.
Grekët janë ende mjaft të tronditur nga imazhet e djegies së ndërtesave gjatë trazirave.